“Book Descriptions: Fati i Madalenës, në tri etapa të jetës, ku adoleshenca është përcaktuese. Shqetësimi i saj kryesor: humbja e virgjërisë. Këtu nis tjetërsimi e absurdi i këtij karakteri: Madalena nuk e vuan virgjërinë si fakt në vetvete, por sepse në grupin e saj prej pesë shoqesh vetëm ajo deklarohet e virgjër. Nën shenjën e këtij “vendimi” të hershëm e të detyruar (të tjerët, koha, mjedisi), përmes episodesh e situatash sa absurde e groteske, aq edhe tragjikomike, në një trajtim thuajse përherë ironik e parodik, pasqyrohen edhe dy etapat e tjera nga jeta e Madalenës, por dhe e katër shoqeve të saj. Dhe në fund të romanit lexuesi ndoshta pyet: Ishte jeta dhe fati i një femre me emrin Madalenë? A jeta dhe fati i femrës shqiptare? Apo jeta dhe fati i femrës në përgjithësi?” DRIVE