“Book Descriptions: "Katër Stinët" s'është as vepër krejtësisht origjinale, as thjesht përkthim, po një përshtatje e lirë. Ka shumë mundësi që Naimi ta ketë marrë nga ndonjë vepër e letërsisë frënge, idetë, subjektin, personazhet dhe elementë të tjerë dhe këto t'i ketë përpunuar lirisht, duke futur dhe një pjesë elementesh të veta. Ajo është një tregim lirik ose më mirë të themi një poemë në prozë kushtuar dashurisë së dy të rinjve, duke pasur në sfond natyrën gjatë katër stinëve të vitit. Heronjtë e tregimit janë kryesist një vajzë dhe një djalë pa emër. Novela është një nga hapat e parë të poetit drejt shkollës së re letrare.” DRIVE